Pavarësisht kokëfortësisë së Kiljan Mbape, për të mos rinovuar kontratën e tij, bordi i PSG shpreson që “ylli” francez, që shqyrtojë opsione të ndryshme për të vazhduar karrierën e tij, për të mos humbur lojtarin me parametra zero.
Sipas raportimeve më të fundit nga prestigjiozja franceze “Le Parisien”, Presidenti, Naser Al-Kelaifi ka kontaktuar me sulmuesin dhe është përpjekur ta bindë që të dëgjojë propozimet e skuadrave të tjera, teksa të shumtë janë klubet që kërkojnë shërbimet e një prej lojtarëve më të mirë në botë. Në krahun tjetër, Mbape dëshiron vetëm kalimin te Real Madrid dhe nuk sheh asnjë ekip tjetër si favorit për të vazhduar karrierën e tij, mirëpo “galaktikët” duket se nuk duan të paguajnë asnjë qindarkë këtë merkato vere, ndërsa PSG kërkon të paktën 150 milionë euro për kartonin e francezit.
sfidanti.al