“Veterani” mbetet “zikaltër”, Inter “blindon” Açerbin

Të gjithë ishin mosbesues në fillim, por ai nuk i zhgënjeu tifozët dhe ditën e sotme është zyrtarisht një “zikaltër”. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin “veteran”, Françesko Açerbi kartoni i të cilit është paguar nga bordi i Inter dhe nuk do jetë më i detyruar të kthehet te Lacio.

Açerbi ishte një ndër protagonistët e Interit të sezonit të shkuar, ku që në sezonin e tij të parë si “zikaltër”, edhe pse i huazuar, luajti me karakter duket ndihmuar klubin të shtojë në “arkivin” e trofeve një Superkupë dhe një Kupë Italie, pas fitoreve ndaj Milan e Fiorentina, si dhe ndihmoi “zikaltërit’ të ktheheshin në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, pas 13 vitesh mungesë.

sfidanti.al