U shpall kampion dhe iku, Rexhepi lë Partizanin

Vetëm pak orë më parë, “demat e kuq” të Partizani dorëzuan në UEFA listën me 22 lojtarët që do të grumbullojë në kuadër me ndeshjen ndaj bjellorusëve të BATE Borisov, ku në të u vu re mungesa surprizuese e portierit Bekim Rexhepi, i cili ishte protagonist në fitimin e titullit kampion.

Teksa në fillim dukej e çuditshme, tashmë është mësuar arsyeja e vërtetë e mungesës së Rexhepit, me këtë të fundit që i ka dhënë “divorcin”, “demave” kryeqytetas, pas afrimit të vlonjatit 24-vjeçar, Panajot Qirko e mesa duket maqedonasi e ka kuptuar se ardhja e re do t’i zërë vendin e titullarit.

sfidanti.al