Pale kur thonin një javë më parë , në atë deklaratën që lindi dhe vdiq brenda natës, më tymuesja që ka bërë FSHF-ja se “arbitrat janë nën presion dhe kanë frikë ta gjykojnë Kastriotin”. Këtë javë, ndryshuan kokekëmbë rolet dhe frika u doli arbitrave, pasi kaloi në anën tjetër, tek futbollistët e Kastriotit. Tamam-tamam, në minutën e 4-t të ndeshjes kundër Erzenit, Kastrioti ka shënuar me anë të Selmanit, por golin ia anulluan pwr faull ndaj portierit! Siç thotw populli “kokë mora dhe kokë lash”, edhe nw hesapet me top, rapsodia ndryshon kah : “golin e anulluat ju me Laçin, tani golin e anullojmë ne…”
Siç duket dhe siç thuhet, po luhet edhe një ndeshje tjetër, e cila nuk duket në fushë…ajo midis FSHF-së dhe Kastriotit. Në ndeshjen me Laçin u “spiunua” zyrtarisht në deklaratë se arbitrat kishin anulluar një gol nga frika, këtë herë me Erzenin, ia vranë golin , pasi arbitrat nuk kishin më frikë. Më shumë se çdo koment, dëgjoni fjalët e futbollistit Karakaçi të Kastriotit: “ Sa gola duhet të bëjë Kastrioti që të fitojë ndeshjen? Çudi e madhe, mos po lozim kundër shumë njerëzve”
Sfidanti.al