Filadelfia jep spektakël me dyshen Embijd-Harden dhe 21 tripikësha!

Një skuadër që cilësohet si pretendente e madhe për titull e nisi plej ofin siç duhet. Filadelfia e dyshes Zhoel Embidj-Xhejms Harden fitoi pa asnjë diskutim ndaj Bruklinit me shifrat 121-101, ndërsa realizoi 21 gjuajtje për tri pikë. Embijd nuk ishte aq imponues duke shënuar 25 pikë këtë herë e duke bërë gabime në gjuajtjet nga loja (7-15), por me 11 gjuajtje të lira të realizuara nga 11. Harden shtoi 23 pikë dhe 13 asistë, me gabime në gjuajtje për dy pikë, por duke qenë shumë i mirë për tripikëshat (7-13). Plot 20 913 tifozë ishin në Arenë, pra 100 për qind e mbushur.

Sfidanti.al