Ishte fati që nuk ndodhi ndonjë gjë më e keqe, qoftë në këtë ndeshje, qoftë në atë që po luhej në Shtutgart. Bajerni zhgënjeu plotësisht në barazimin 1-1 në “Alianc Arenë” ndaj Hofenhajmit, dhe madje do të kishte merituar të ishte mundur. Të paktën, shpëtoi pikën ndërsa Dortmundi u ndal në barazim 3-3, kur kishte kryesuar 2-0 dhe 3-2. Kjo lejoi bavarezët që të kryesojnë Bundesligën me 59 pikë ndaj 57 të Borusias. Trajneri Tomas Tuhel nuk la kritikë pa bërë për të vetët. “U habita shumë që luajtëm pa nerv pas humbjes me Sitin, – tha ai, – luajtëm me pak energji, shpirt gare, ndryshim ritmi, pak besim dhe bindje në vetvete. Një hap prapa për ne”.
Sfidanti.al