Kjo është deklarata e administratorit të deleguar të klubit, natyrisht një kompliment edhe i detyrueshëm kur fjalët thuhen publikisht, sepse nuk mund të thuash gjëra të këqija për lojtarin tënd. Sidoqoftë, Bepe Marota, pati fjalë “mjalti” për Kristjan Asllanin, i cili ishte titullar në ndeshjen e humbur 0-1 ndaj Monzës në “San Siro”. Trajneri Simone Inzagi këtë herë i dha formacionin mesfushorit shqiptar, që luajti për 71’, ndërsa goli u pësua pasi ai doli nga fusha. “Jemi të kënaqur që e kemi marrë, – tha Marota për Asllanin, – po gjen hapësirat e duhura, është shumë i ri, dhe ka bërë një ngjitje të madhe në karrierë. E ka të gjithë kohën e nevojshme për t’u përmirësuar dhe për të qenë protagonist. Jemi të sigurt se i ka cilësitë për t’ia dalë mbanë”.
Sfidanti.al