Kampionët e Europës sipas të gjitha gjasave nuk do ta ruajnë dot titullin në Spanjë, por kjo nuk i pengon që të luajnë mirë dhe të bindin kritikët. Reali meritoi gjithçka në fitoren 2-0 arritur në fushën e Kadisit në La Ligë, me golat e shënuar nga Naço dhe Marko Asensio, por sidomos me një spektakël në fushë. Madrilenët e Karlo Ançelotit mbajtën topin 72 për qind, patën 17 gjuajtje ndaj 3 të vendasve dhe 7 në portë ndaj asnjë të Kadisit. Tashmë, Reali shkon me më shumë bindje në ndeshjen e dytë në çerekfinalet e Championsit kundër Çelsit, pas fitores 2-0 në sfidën e parë në “Bernabeu”. Në La Ligë, diferenca me Barcelonën është 10 pikë, por katalanasit ende nuk kanë luajtur.
Sfidanti.al