Përse Bajerni e shkarkoi trajnerin e portierëve, mos e ka me Nojerin?!

Në Gjermani thonë se për kapitenin bavarez është shkruar një “mesazh në mur”. Manuel Nojer, sipas mediave, e ka marrë një paralajmërim nga Bajerni pasi papritur vjen lajmi për shkarkimin e trajnerit të portierëve, Toni Tapaloviç. Ai ishte njeriu i besuar i Nojerit, që u dëmtua duke bërë ski dhe humbi sezonin, ndërsa koha e largimit ngre pikëpyetje, ashtu si edhe motivet. “Mënyra e ndryshme sesi e mendonim zhvillimin e punës bëri që të ndanim rrugës”, shkruhet në komunikatën zyrtare të klubit, ndërsa mediat në Mynih shkruajnë se ndoshta Bajerni i ka dhënë sinjal Nojerit se i ka ardhur koha që të ikë, ashtu siç ndodhi me trajnerin e tij të 11.5 viteve të fundit.

Sfidanti.al