Reali fitoi në “San Mames”, por Vinisiusi e humbi luftën e tij!

Shqetësimi është i madh në Madrid tek Reali, por edhe tek mediat e kryeqytetit. E përditshmja “Marka” shkruan se pavarësisht fitores së rëndësishme 2-0 në fushën e Atletikut të Bilbaos, sërish “merengesit” janë të alarmuar me atë që po ndodh me Vinisiusin. Sulmuesi brazilian, që cilësohet ylli i së ardhmes, ishte sërish nervoz dhe në hije, i provokuar vazhdimisht dhe për këtë arsye humbi qetësinë dhe të gjitha dyluftimet. Kështu nuk duhet të jetë një yll i sulmit të Realit. Gjithsesi, problemi është se tifozët e kanë mësuar pikën e tij të dobët dhe vazhdimisht e vendosin nën presion, e provokojnë dhe e ofendojnë, ndërsa duket se La Liga e ka të vështirë të marrë ndonjë masë.

Sfidanti.al