Reali në finalen e Superkupës spanjolle falë Benzemasë e Kurtuasë!

Një francez dhe një belg ishin heronjtë kundër Valencias së Xhenaro Gatuzon që ishte inferiore në lojë, por që ia “nxiu jetën” “merengesve”. Reali u kualifikua më në fund në finalen e Superkupës së Spanjës, por vetëm pas gjuajtjes së penalltive, ndërsa 90’ e pastaj 120’ përfunduan 1-1. Benzema shënoi në 39’ me penallti dhe Lino barazoi me të nisur pjesa e dytë. Madrilenët e Karlo Ançelotit patën epërsi me 15 gjuajtje ndaj 5 (7-3 në kuadrat), por nuk mundën të mposhtnin kundërshtarin, portieri i të cilit Mamardashvili ishte i shkëlqyer. Kurtua shmangu një gol në shtesë dhe priti penalltinë e Gajës. “Madridi mund të fitojë titullin dhe Championsin sërish, por për momentin nuk është mirë”, shkruan “Marka”  e shqetësuar. Sot luhet gjysmëfinalja tjetër e Superkupës, gjithashtu në Riad, Barcelona-Betis.

Sfidanti.al