Talenti i tij nuk diskutohet dhe padyshim që ai është shumë i mirë. Gjithsesi, Kai Haverc është nga ata lojtarë që e ndjejnë shumë trysninë psikologjike, duket si i druajtur dhe kjo nuk e ndihmon të japë maksimumin. Këtë sezon në Premier Ligë, lojtari ofensiv gjerman ka qenë vërtet i dobët me vetëm 12 gjuajtje në kuadratin e portave kundërshtare dhe kjo është më pak sesa herët që është kapur në pozicion jashtë loje. Haverci është zënë ofsajd 15 herë, më shumë se çdo lojtar tjetër i kampionatit anglez.
Sfidanti.al