Ançeloti thotë se ka lodhje, por Reali i tij pëson shumë gola

Ja pra që tani janë bërë 13 të tillë në vetëm 13 ndeshje në kampionat. Reali është një ekip që vazhdon të shënojë shumë gola (31, po aq sa Barcelona), por edhe që pëson mjaft. Mesatarja është 1 për ndeshje, aspak e mirë për një skuadër kampione dhe që synon të mbrojë titullin, aq më tepër që Barcelona e shumëkritikuar ka pësuar vetëm 4. Katalanasit, po ashtu kryesojnë renditjen me 34 pikë ndaj 32 të Realit. Gjithsesi, Karlo Ançeloti nuk duket se po shqetësohet. “Më pëlqeu ekipi, – tha ai, – nuk është se nuk luftuam, por këto ndeshje duan edhe freski fizike, jo vetëm talent. Jemi të lodhur sepse kemi luajtur shpesh deri tani”.

Sfidanti.al