Muriqi është më i miri i javës në La Ligë sipas “La Gazeta delo Sportit”!

E përditshmja e njohur italiane, përveç notave që u vë lojtarëve të Serisë A, merret edhe me kampionatet kryesore të Europës, që nga Premier Liga, La Liga, Bundesliga apo Liga e Parë Franceze. Pasi i vendos një 4.5 Çelsit të Graham Poterit (dhe Armando Brojës), “La Gazeta delo Sport” veçon Vedat Muriqin në La La Ligën spanjolle. Nota për sulmuesin e Kosovës është 7.5, ndërsa paraqitja e tij për Majorkën këtë javë vlerësohet si “spektakël”. Muriqi shënoi gol dhe shërbeu asist në fitoren e rëndësishme 2-0 në fushën e Vijarrealit.

Sfidanti.al