Këtë fushë nuk e kanë bërë vetëm për t’u stërvitur. E vërtetë që Partizani ka hedhur një hap të madh drejt të ardhmes dhe e ka një shtëpi të vetën. Në kompleksin e ndërtuar në zonën e Tufinës në kryeqytet, të kuqtë do të kenë qendrën e përgatitjes dhe të grumbullimit, po ashtu do të vendosin Akademinë, ndërsa këtë të dielë do të ketë një “premierë”. Ekipi i trajnerit Xhovani Kolela do të luajë për herë të parë një ndeshje të kampionatit shqiptar. Në 13 nëntor, Partizanit pret Bylisin dhe do të jetë i detyruar që të luajë në stadiumin e kompleksit të tij, sepse është e pamundur të gjejë stadium tjetër.
“Arena Air Albania” do të jetë e mbyllur deri në miqësoren e kombëtares ndaj Armenisë në 19 nëntor, ndërsa “Elbasan Arena” po ashtu ka punime. Me gjasë, drejtuesit e të kuqve nuk deshën të luanin në “Selman Stërmasi”, edhe për shkak të gjendje së fushës, por edhe sepse do të duhej të paguanin. Partizani ka luajtur në kompleksin e tij një ndeshje të Kupës së Shqipërisë, ndërsa pak ditë më parë aty u luajt derbi në futboll për femra me Tiranën.
Sfidanti.al