Shorti ishte ai që ishte dhe për herë të tretë në 4 sezone, kampionët e Gjermanisë do të duhet të përballen me skuadrën më të fortë të Francës. Championsi ka qenë shpesh i zjarrtë për Bajernin dhe për Paris SG, ndërsa bavarezët fituan finalen në 2020, ndërsa parizienët ia dolën me fat një sezon më vonë në çerekfinale, dhe për shkak edhe të dëmtimit të Levandovskit. Gjithsesi, në Mynih mendojnë se mentaliteti i francezëve nuk është ai i duhuri, dhe se më shumë rol po luajnë milionat e hedhura nga sheikët e Katarit. “PSG ka nevojë për mentalitetin e Bajernit nëse dëshiron të bëhet klub serioz”, – shkruajnë mediat në Bavari.
Sfidanti.al