Ndoshta nuk pritej, por trajneri Tite vendosi ta bënte këtë zgjedhje. Në kombëtaren e Brazilit është thirrur për Kupën e Botës edhe Dani Alvesh, i cili luan sot larg Europës, tek Pumasi në Meksikë. Mbrojtësi i djathtë e di se rolin e titullarit në “Selesao” do ta ketë Danilo i Juventusit, por ai do të presë shansin e vet. Nëse Tite do ta hedhë në fushë, atëherë Dani Alveshi do të bëhet lojtari më i vjetër në historinë e kombëtares braziliane që do të luajë në një kupë të botës.
Sfidanti.al