“Bandës napolitane” i shtohet edhe Osimheni, 3 gola të afrikanit për fitoren në Serinë A!

Prej kohësh nuk ishte i gatshëm, ndërsa tani është kthyer me freskinë e njeriut që ka pushuar, dhe me dëshirën e zjarrtë për të treguar se është edhe ai pjesë e ekipit që synon titullin kampion. Viktor Osimhen është ylli i rëndësishëm i Napolit, që nuk pati kontribut deri para pak ditësh, por që mund ta ndihmojë “bandën napolitane” që të fitojë “skudeton” e parë që nga epoka e Diego Armando Maradonës. Osimehni shënoi 3 gola dhe Napoli triumfoi 4-0 ndaj Sasuolos, një sukses që nuk duhet të nënvleftësohet në asnjë mënyrë.

Të besuarit e trajnerit Luçiano Spaleti vazhdojnë “fluturimin”, ndërsa një tjetër gol e shënoi “margaritari” nga Gjeorgjia, Kvaraskelia. Napoli i Spaletit ka 50 gola të shënuar, vetëm 13 të pësuar, ka 13 fitore radhazi dhe asnjë humbje këtë sezon! Kjo flet vet, ndërsa Osimheni shënoi tregolëshin e parë të karrierës në Serinë A.

Sfidanti.al