Edhe Ksavi paska ultimatum tek Barça, i duhen 3 fitore radhazi!

Një trajner i tillë, edhe pse nuk ka një karrierë të madhe, është një personalitet dhe një emblemë e katalanasve. i tillë Ksavi Hernandez, por gjithsesi fillimi i vështirë i sezonit ka bërë që edhe mbi të presioni të rritet. Sipas mediave, Ksavi vazhdon të ketë besimin e të gjithëve tek Barcelona, porse nga ana tjetër shtohet se nga legjenda kërkohen 3 fitore në 3 ndeshjet e radhës  në kampionat, si përgjigje pas eliminimit të hidhur në Champions. Presidenti Laporta e paska shprehur privatisht shqetësimin se Ksavi nuk e ka përvojën e duhur, por nuk ka zëra se po kërkohet zëvendësues.

Sfidanti.al