I pari amerikan dhe e dyta braziliane, personazhe tepër të njohur dhe që dukeshin si të “prerë” për njëri-tjetrin, të paktën në atë lloj bote që është më shumë e reklamës dhe e biznesit sesa e familjes. Tom Bredi dhe Zhizelë Bundshen i rezistuan 13 vjet kësaj bote, dhe lirisë së karrierës që më shumë të bashkon me kolegët e punës sesa me njerëzit e familjes, e përfundimisht u ndanë. Nuk do të ketë ndonjë dramë për mbijetesë, për të mbyllur muajin, ndonëse trishtim dhe goditje psikologjike do të ketë. Po ashtu, janë edhe fëmijët që, pavarësisht se çfarë mund të thuhet, kanë nevojë për të dy prindërit, për nënën dhe babanë. Për më tepër, Benxhamini është 12 vjeç dhe Viviani 9. Kishte muaj që thuhej se ylli i futbollit amerikan dhe modelja e famshme i kishin prerë “urët” dhe jetonin të ndarë në shtëpi. Të paktën, tani ky ankth përfundoi.
Sfidanti.al