U mendua se Zhoze Murinjo e kishte lënë disi pas dore, por nuk qenka plotësisht kështu. E vërtetë që Marash Kumbulla ende ka pak hapësira tek Roma, por gjithsesi e mori një “medalje” si titullar në një ndeshje të Serisë A, siç ndodhi mbrëmë ndaj Monzës. Mbrojtësi i qendrës i kombëtares shqiptare zëvendësoi gjigandin anglez, Kris Smolling (ish-Man. Junajtid), por nuk arriti të gëzonte shumë dhe u dëmtua që në 28’. Problem muskulor dhe shpresohet që të mos e pengojë për në kombëtare, kur duhen edhe 25 ditë deri në ndeshjen ndaj Izraelit në Ligën e Kombeve.
Heroi i mbrëmjes në “Olimpiko” ishte Paulo Dibala që shënoi 2 gola dhe mediat italiane shkruan se “u zhbllokua” apo “u çlirua”. Brohoritjet nga tifozët ishin të shumta në rrjetet sociale, madje edhe nga ata të Juventusit. Një gol e shënoi Ibanjez, ndërsa ekipi i Murinjos është në krye të rendisjes të paktën për një ditë, me 10 pikë në 4 ndeshje. Jo më kot e kanë cilësuar si pretendent për titull. Për Romën bëri debutimin edhe Beloti, ndërsa pritet kthimi nga dëmtimi i Zaniolos, i cili ndoshta nuk do të largohet.
Roma (3-4-2): Rui Patrisio, Mançini, Kumbulla (Smolling 28’), Ibanjez, Çelik, Kristante, Matiç, Zalevski (Spinacola 66’), Dibala (El Sharaui 65’), Pelegrini (Bove 80’), Abraham (Beloti 80’).
Sfidanti.al