Nuk dihet sa kohë ka kaluar që kur skuadra e shquar e ka parë veten në pozita të tilla. Sevilja ka vetëm 1 pikë në 3 ndeshjet e para të La Ligës spanjolle, duke qenë fare pranë fundit të renditjes, dhe kriza është bërë e rëndë. Natyrisht, bardhekuqtë mund të reagojnë dhe kohë ka, por presioni është i madh mbi lojtarët, trajnerin dhe drejtorin sportiv, Monçi. Ky i fundit ka menduar që të marrë në Sevilje një “komardare shpëtimi” me emrin Adnan Januzaj. Në të vërtetë, lojtari belg me origjinë shqiptare do të shkojë në ekipin e ri të tij si zëvendësues i sulmuesit Lukas Okampos, i cili do të luajë për Ajaksin këtë sezon. Januzaj ishte shpresë e madhe tek Man. Junajtidi i Sër Aleks Fergusonit, por pastaj “humbi”, ndërsa sezonin që kaloi u dallua në La Ligën spanjolle me Sociedadin.
Sfidanti.al