Alegri detyrohet të pranojë: Kemi humbur 4 pikë rrugës!

Juventusi është padyshim larg atij fillimi që prisnin tifozët, ndonëse ndeshja e parë e Serisë A u fitua. “Zonja e Vjetër” u ndal në dy barazime që nuk dhanë shumë kënaqësi, 0-0 në Gjenovë ndaj Sampdorias dhe 1-1 në Torino kundër Romës së Murinjos. Edhe pse hera-herës ekipi ka luajtur mirë, siç ndodhi në pjesën e parë me kryeqytetasit, është fakt që ka vetëm 1 fitore në 3 ndeshje dhe që Milani mund të nisë të mendojë shkëputjen. Trajneri Alegri detyrohet të pranojë. “Kemi lënë 4 pikë rrugës, – thotë ai, – do të duhet të reagojmë dhe të mbledhim pikë, duke nisur që nga ndeshja ndaj Specias”. Nuk do të ketë rikthime në ekip nga të dëmtuarit, por besohet se Juventusi mund t’ia dalë edhe kështu siç është.

Sfidanti.al