Ishte paralajmëruar edhe nga mediat britanike se kjo gjë mund t’i ndodhte. Ema Radukanu me të vërtetë dështoi që në raundin e parë për të mbrojtur titullin e fituar vjet në US Open. Tenistja 19-vjeçare, që shkaktoi një habi të madhe në 2021, u mund nga francezja Alizë Korne 2-0 me sete (6-3, 6-3). Ndeshja ishte e ashpër, në kuptimin që britanikja bëri rezistencë dhe ia mori 4 herë shërbimin francezes, por u dorëzua pas 102 minutave. Numri 40 në botë pati shumë përvojë për të, por mediat londineze e kishin parashikuar se një adoleshente që përqëndrohet shumë tek kontratat e sponsorizimit dhe sfilatat mund ta kishte të vështirë në fushë.
Sfidanti.al