Si i përballoi Bajerni Manenë e De Ligtin? Fitoi mbi 100 milionë euro nga transferimet!

Uli Hënesi e bëri këtë gjë në kohën e tij, kur klubi bavarez ishte në pozicion edhe më të keq se sot. Ish-menaxheri i përgjithshëm, që pastaj u bë president, pranoi sakrifikimin e disa lojtarëve të njohur për të forcuar financat e për të rindërtuar Bajernin. Sot gjendja është më e mirë, por gjithsesi dy vjet pandemi e Kovidit dhe konkurrenca e parave të Lindjes së Mesme dhe nga SHBA e kanë vështirësuar situatën. Bajerni shpenzoi 41 milionë euro për Sadio Manenë dhe 80 milionë euro për Matijs De Ligtin, por politika e transferimeve në dalje e ndihmoi. Në total fitimet janë 103.9 milionë euro, madje duke mos llogaritur shpërblimet me klauzola, që mund të shkojnë 120 milionë dhe mund ta amortizojnë gjithë shpenzimin. Levandovski, Zirkze, Nianzu, Kris Riçards, Roka, Omar Riçards, Mai dhe Hofman ishin lojtarët e transferuar.

Sfidanti.al