Murinjo dhe Inzagi duan mbrojtës, por “nuk ua mban” nga klubi!

Të dy e shprehin publikisht dëshirën e tyre, ndonëse në mënyra të ndryshme. Në fund të fundit, janë njerëz të ndryshëm. Zhoze Murinjo dhe Simone Inzagi, përtej gëzimit për fitoret e së martës, deklaruan se u duhet një mbrojtës në ekipet e tyre, një mbrojtës qendre (luajnë me 3), por do ta kenë të vështirë që ta marrin. “Nuk kam guximin që t’ia kërkoj klubit, – thotë Murinjo, – duket se rregullat financiare vlejnë për ne, por jo për të tjerët”. “Jam i shqetësuar, – thotë Inzagi, – na nevojitet një mbrojtës qendre”. Në të vërtetë, tekniku i Interit duhet të bëjë kujdes që të mos e humbasë mbrojtësin e qendrës (Shkriniarin). Nga ana tjetër, tek Roma u dëmtua Marash Kumbulla, ndonëse ende nuk dihet sesa do të mungojë qendërmbrojtësi shqiptar.

Sfidanti.al