A mund të ndodhë transferimi i pabesueshëm i Nejmarit tek Çelsi?!

Është padyshim njëri nga më të mirët e këtij fillim sezoni, në mos më i miri. Nejmar është shënuesi më i mirë i ligës franceze me 6 gola, dhe asistuesi më i mirë me 6 topa për gol, por gjithsesi mund të ndërrojë ekip. Mediat angleze shkruajnë se një transferim i pabesueshëm mund të ndodhë ditën e sotme, pasi Paris SG ia ka ofruar Çelsit superyllin brazilian. Pavarësisht formës së shkëlqyer të numrit 10, tek PSG-ja janë të shqetësuar për shkeljen e mundshme të rregullave financiare të UEFA-s ndaj duan të ulin shpenzimet.

Nejmari fiton mbi 40 milionë euro në sezon, një barrë e rëndë për arkat pariziene, sidomos pas rinovimit të kontratës me Kilian Mbapenë për 50 milionë euro në vit, dhe gjithashtu rrogës së madhe të Mesit. Pronari i ri i Çelsit, miliarderi amerikan Tod Boehli, është gati të kënaqë trajnerin e tij Tomas Tuhel, edhe pse ka bërë mbi 250 milionë blerje lojtarësh këtë verë. Në Angli dyshojnë nëse do të arrihet transferimi i Nejmarit, pasi Çelsi ka qenë duke kërkuar sulmues të tjerë si Obamejang apo Zaha, por braziliani ndoshta mund të shkojë në “Stemford Brixh” edhe në janar apo verën e ardhshme. Nëse ky transferim do të realizohej, Nejmar mund të ishte shok në Londër me Armando Brojën.

Sfidanti.al