Pse sa herë tradhëtojmë në Europë, më të çuditurit janë trajnerët

Në filmat e Kinostudios, kur shfaqeshin filma me luftën partizane, kur gjermanët pushkatonin ndonjë partizan, thirrja e fundit ishte e detyrueshme : “Rroftë Partia”. Kurse në kohën e “filmave” të futbollit të kohës pa kohë të presidentit Armand Duka, trajnerët pasi “vriten”, gati sikur thonë “rrofshin presidentët”, ikin butë-butë, edhe pse të tradhëtuar, si Shpëtim Duro i Laçit: “ U çudita me futbollistët e mi, sidomos në ato 30 minuta te pjeses se dytë”

Kjo çudia e futbollit,e shpikur nga trajnerët, sidomos kur luajmë në Europë, mund të jetë çudia më e gjatë midis çudirave te liga që kanë zaptuar lojën tonë. Por tamam-tamam, çdo të thotë “çudi” që këta trajnerët tanë, e thonë në fund dhe besojnë se ikin si burra të ndershëm. Në fakt, kjo lojë “popullore” kombinohet nga të trija palët: president, futbollistë dhe trajner!, Ndaj, kur na ndodh, ata vetë tradhëtohen nga futbollistët, kurse tifozët e shkretë tradhëtohen tri herë, nga presidentet, nga futbollistët dhe nga trajneri. Ky i fundit, nuk largohet pa na treguar edhe përrallën e fundit,ngaqë kanë frikë te thonë besa jonë në Europë..është pabesia!

Sfidanti.al