Levandovski thotë se iku nga Bajerni për shkak të … Bajernit!

Nuk ka qenë historia për Erling Halandin, dhe ne e besojmë se kjo është e vërteta. Robert Levandovski deklaroi në një intervistë për televizionin amerikan “ESPN” se largimi nga Bajerni nuk u bë për shkak se në Mynih donin Erling Halandin, që pastaj shkoi tek Mançester Siti. Arsyeja kryesore, sipas asaj që thotë legjenda polake, është se drejtuesit e klubit mesa duket nuk u treguan shumë të sinqertë me të. Pra, ata duhej ta kishin qartësuar situatën, diçka që nuk e bënë. “Janë thënë shumë gënjeshtra për mua, – tha Levandovski, – disa njerëz nuk e thanë të vërtetën dhe për mua ishte e rëndësishme të ishte e qartë. Problemi ishte ky. Në fund, diçka nuk funksionoi mirë me mua dhe kuptova se ishte momenti për të kaluar tek Barcelona”. Me siguri, ai e ka për Salihamixhiçin ose për Oliver Kahnin, ose për të dy.

Sfidanti.al