Përse askush nuk e do Kristiano Ronaldon? E sqarojnë tifozët e “Atletit”!

Në shekullin e 21-të është golshënuesi më i mirë i futbollit, dhe me aq statistika sa kemi, mund të jetë më i miri për të gjitha kohët, kur flasim për ndeshje zyrtare. Kristiano Ronaldo ka 815 rrjeta në karrierë në 20 vjet, me mesataren e shkëlqyer 0.73 për ndeshje, e megjithatë që të gjithë klubet ia kanë mbyllur derën. E përditshmja spanjolle, “Marka”, e bën në formë pyetjeje: Përse askush nuk e do Kristianon?!

Bajerni, Çelsi, Paris SG, Atletiko ia kanë mbyllur derën. Besohet, nuk mund të shkojë tek Reali apo Liverpuli, ndërsa nuk do të pëlqente një ekip që nuk luan në Champions, siç është Roma, sepse ndryshe është mirë tek Man. Junajtidi. Pak gjasa kanë fjalët për një kthim tek Sportingu. Ronaldo është mbi 37 vjeç, më i ngadalshëm se më parë, më pak i përshtatshëm për skema me presing të fortë, apo për projekte afatmesme apo afatgjata. Ai ka rrogë të madhe dhe një ego edhe më të madhe. Tifozët e Atletikos e kanë përkufizuar kështu refuzimin e tyre: Ai përfaqëson të kundërtën e vlerave që përbëjnë identitetin e Atletikos sonë”.

Sfidanti.al