Nuk do të jetë e lehtë, pasi do të duhet një tjetër duel me Milanin, pra një derbi i qytetit. Interi pëlqen shumë Kristjan Asllanin, dhe trajneri Inzagi do të bëjë çmos që t’ia dalë. Në të njëjtën kohë, punët po ecin mirë për rinovimin e kontratës nga Milan Shkriniar, por po ashtu për të marrë Henrik Mkitarianin nga Roma, të cilit u përfundon kontrata tani në verë. Asllani është një vrapues i lindur, që përshkon 11 kilometra për ndeshje, më shumë sesa Barela, ndonëse diçka më pak sesa Marcelo Brozoviç (11.7 km për ndeshje). Tek Interi e dinë se shqiptari ka karakteristikat e kroatit, pra di të organizojë lojën dhe të luajë para mbrojtjes, diçka që askush nga zikaltërit e tjerë nuk e bën sot.
Sfidanti.al