Portugezi do të duhet të ngjitet edhe disa shkallë që të pretendojë të paktën për podiumin, ndërsa për vendin e parë duhet të mbledhë mendjen se nuk do ta arrijë dot. Zhoze Murinjo është trajneri i pestë më shumë fitues në historinë e futbollit botëror me 26 trofe në një karrierë të lavdishme. Në krye të të gjithëve është Sër Aleks Fergusoni i famshëm me 49 tituj në Angli, Skoci, Europë dhe Botë, ndërsa pas tij vjen rumuni Mirçea Luçesku me 35. Në vend të tretë Pep Guardiola me 32 tituj, ndërsa në vend të katërt është legjenda e Dinamos së Kievit, Valerij Lobanovskij me 29 kupa. Në kuotën 26 janë Murinjo dhe ish-trajneri i madh i Sëlltikut, Xhok Stein, po aq sa Luis Felipe Skolari. Një titull më pak ka Otmar Hicfeldi që drejtoi Dortmundin e Bajernin, ndërsa 23 ka Karlo Ançeloti.
Sfidanti.al