Ka mbetur edhe një sfidë deri në mbyllje të sezonit, me gjasë ajo kryesorja. Dakord, fitorja e La Ligës cilësohet si më e vështira, por nuk ka gjë më të lavdishme dhe emocionuese sesa finalja e Championsit. Reali do ta luajë këtë supersfidë të shtunën në orën 21:00 në “Stadë dë Frans” të Parisit ndaj Liverpulit, dhe mediat europiane shkruajnë sesi skuadra “merenges” udhëtoi drejt kryeqytetit francez. “Ndalesa e radhës, Parisi”, janë titujt duke nënkuptuar për një fitore tjetër të Championsit. Reali ka 13 trofe dhe synon të 14-in, ndërsa Liverpuli ka 6 dhe mund të fitojë të 7-in. Ekipi madrilen u udhëhoq nga Karim Benzema që ka shënuar 15 gola në 11 ndeshje në këtë konkurrim dhe që u takua me presidentin Florentino Perez, ndërsa po ngjiteshin në aeroplan (në foto). Reali fitoi La Ligën, por Championsi zë një vend shumë të veçantë në historinë e klubit.
Sfidanti.al