Treshja e madhe e golave dhe asisteve: Mbape, Benzema, Levandovski

Jemi mësuar prej vitesh që dy vendet e para të ishin të Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, apo anasjelltas. Robert Levandovski po ashtu kishte 3 vjet që ishte në podium, ndërsa këtë sezon pati një ndryshim të madh në ligat kryesore të Europës. Lojtarët më të mirë të sulmit, ata me më shumë pjesëmarrje në shënimin e golave, ishin të tjerë edhe pse sulmuesi polak e ruajti vendin e tij. Kilian Mbape është më i miri deri tani në 5 ligat e mëdha, me 35 gola e 23 asistë, pra në total 58 pjesëmarrje në rrjetat. Karim Benzema është diçka më pas me 54 pjesëmarrje (41 gola, 13 asistë). Në vend të tretë është pikërisht Levandovski me 54 kontribute (48 gola, 6 asistë), ndërsa po flasim vetëm për atë që kanë bërë për ekipet e klubeve, jo me kombëtaret e tyre.

Sfidanti.al