Alarmi për Brdariçin s’paska qenë i rremë, “i zoti” e merr vesh i fundit!

Duket se në Shkodër kishte disa kohë që diskutohej për të ardhmen e trajnerit dhe ja më në fund vendimi u mor. Tomas Brdariç nuk është më në stolin e Vllaznisë, jo i larguar apo i dorëhequr, por i shkarkuar. Në konferencën për shtyp të së shtunës, pas humbjes me Tiranën në “Loro Boriçi”, gjermano-kroatit iu bë një pyetje prej orakulli: “Mister a mendon se do të shkarkoheni”. Brdariçi u nxeh shumë dhe u largua në mënyrë demonstrative, por nuk iu largua dot shkarkimit.

Sesa i drejtë ishte vendimi i drejtuesve (presidentit Xhaferi), kjo u duk nga reagimi i tifozëve në rrjetet sociale, shumica e të cilëve vlerësoi se trajneri duhej të qendronte, ndërsa pati nga ata që thanë gjysmë me shaka, e gjysmë seriozisht se “duket se iu mbaruan lekët presidentit”, dhe se “nuk ka faj samari, por ka gomari”. Në Superligën shqiptare kanë mbetur vetëm “mohikanët” e fundit, Orges Shehi i Tiranës dhe Diego Longo i Kukësit. Mesa duket në futbollin tonë duhet të jesh në vendin e parë që të mos shkarkohesh!

Ekipi, trajnerët

Tirana: Orges Shehi

Laçi: Shpëtim Duro, Dejan Vukiçeviç, Mirel Josa

Kukësi: Diego Longo

Vllaznia: Tomas Brdariç, Elvis Plori

Partizani: Ilir Daja, Dritan Mehmeti

Teuta: Edi Martini, Renato Arapi

Egnatia: Gugash Magani, Zekeria Ramadani

Kastrioti: Ramadan Ndreu, Emiliano Çela

Dinamo: Bledi Shkëmbi, Bledar Devolli

Skënderbeu: Migen Memelli, Skënder Gega

Sfidanti.al