Këto javë kanë treguar se kuqezinjtë janë një skuadër që ekzaltohet kur luan me rivalët e mëdhenj. Me Juventusin nuk humbi, derbin e fitoi, po ashtu triumfoi në Napoli, por sa e vështirë ishte në “San Siro” ndaj Empolit të Bajramit dhe Asllanit! Pastaj, kush i harron barazimet me Salernitanën dhe Udinezen? Në 9 ndeshjet e mbetura, Milani i trajnerit Stefano Pioli ka vetëm dy ndeshje me të vërtetë të vështira, ato në fushën e Lacios dhe në “San Siro” ndaj Atalantës, të tjerat janë kundër Kaljarit, Bolonjës, Torinos, Xhenoas, Fiorentinës, Veronës dhe Sasuolos. Gjithsej, 4 në shtëpi dhe 5 jashtë, por gjithsesi janë pikërisht këto ndeshje që krijojnë frikën më të madhe. Nga të tilla sfida janë humbur më shumë pikë.
Sfidanti.al