Probleme tek Bajerni? Nagelsman i pakënaqur me ekipin që i kanë dhënë!

Nuk ka “luftë të hapur”, siç ndodhi me ish-trajnerin Hansi Flik, por pakënaqësia është “sheshit”. Të paktën kështu këmbëngulin mediat bavareze që shkruajnë se tekniku Julian Nagelsman nuk është aspak i kënaqur me cilësinë dhe potencialin e skuadrës që ka në dispozicion. Barazimi 1-1 ndaj Hofenhajmit nuk është se prishi shumë punë në Bundesligë (ndonëse Dortmundi fitoi), por krijoi përshtypjen tek Nagelsmani se Bajerni nuk e ka forcën për të përballuar siç duhet një kalendar kaq të ngjeshur. Largimi i Zyles, pas atij të Alabës, krijon probleme në mbrojtje, pasiguria me Levandovskin po ashtu nuk ndihmon, ndërsa vështirë të gjenden zëvendësuesit e duhur. E ardhmja e Komanit dhe Gnabrisë është e dyshimtë, ndërsa ka shumë lojtarë që nuk po i hyjnë shumë në punë Nagelsmanit si Tilman, Sarr, Roka, Nianzu apo Stanishiç.

Sfidanti.al