Ksavi: Nëse Barça luan gjithnjë kështu, mund të përballet me këdo!

Rivalët e përjetshëm e kanë emrin Real i Madridit në Spanjë, por edhe të tillë si Bajerni, Liverpuli, Mançester Junajtidi, Juventusi apo Milani në Europë. Barcelona gjithnjë ka luftuar si e barabartë me ta, ndonëse hera-herës ka qenë superiore apo edhe është turpëruar, dhe trajneri Ksavi Hernandez dëshiron të kthehet në kohët e lavdisë, që cilësohen “kohë normale” për një skuadër kaq të fortë. Fitorja 4-0 ndaj Osasunës i pëlqeu tekniku katalanas. “Përshtypjet janë shumë të mira, – tha ai, – nëse do të kemi këtë intensitet loje gjithnjë, mund të matemi me cilindo rival. Lojtarët u kënaqën duke luajtur dhe kjo nuk është e lehtë të arrihet në futbollin e sotëm. Kjo është rruga që duhet të ndjekim, një ndeshje shumë e plotë”. Ksavi thotë se kjo ndeshje i jep besim dhe moral ekipit për të shkuar për fitore në Turqi në Ligën e Europës”.

Sfidanti.al