Edhe Mançester Junajtidi do ta bëjë “mëkatin” e shkatërrimit të ikonës “Old Traford”!

Këto janë planet dhe duket se informacioni i mediave është i saktë. Tek Mançester Junajtidi po mendojnë të shkatërrojnë përtokë “Old Trafordin”, dhe mbi rrënojat e tij të ndërtojë stadiumin e tij të ri. “Deili Meil” shkruan se drejtuesit e “djajve të kuq” po mendojnë që ekipi të luajë në një fushë tjetër derisa të ndërtohet “Old Trafordi” i ri, ndërsa “sakrilegji” do të ishte i plotë me shembjen e stadiumit legjendar të ndërtuar përpara 112 vitesh. Kjo nuk është mundësia e vetme që po mendohet, madje më e mundshme është që të rindërtohet tribuna e jugut (Sauth Stend-South Stand), diçka që besohet se e mbështet më shumë familja Glejzër, që është në pronësi të klubit. Ekziston edhe projekti i tretë që stadiumi si strukturë të mos preket, por që të të bëhen modernizim në vendet e spektatorëve dhe tribunat VIP.

Sfidanti.al