Edhe trajneri Karlo Ançeloti detyrohet të flasë pasi pyetet nga gazetarët. Reali do të luajë këtë të hënë në La Ligë, momenti është shumë i mirë, por gjithsesi punët mbeten gjithnjë për t’u bërë. Një punë e rëndësishme është ajo për rinovimin e kontratave të disa futbollistëve kryesorë. Luka Modriç, Toni Kros, Karim Benzema dhe të tjerë, janë futbollistët që duhet të bisedojnë me klubin për të hedhur firmën në kontratë. Modriç pritet të rinovojë për 1 sezon tjetër deri në 2023, Krosit i përfundon kontrata në 2023, dhe gjermani ka thënë dikur se mund ta mbyllë karrierën vitin e ardhshëm, por Reali beson se mund ta bindë që të vazhdojë sërish. Gjithsesi, mbetet të shihet e ardhmja e Karim Benzemasë, ndërsa flitet për Kilian Mbapenë dhe Erling Halandin. Po ashtu, priten rinovimet për Naçon, Asension, Sebajosin dhe Marianon.
Sfidanti.al