Partizani e Vllaznia “vrasin” njëri-tjetrin, Egnatia mund Skënderbeun në derbin e mbijetesës!

Të fituar në këtë sfidë dolën ekipet rivale. Tirana, Laçi e Kukësi padyshim që mbetën të kënaqur që Partizani e Vllaznia u ndanë në barazim në “Arenën Air Albania”. Një ndeshje e fortë në kryeqytet u mbyll 1-1, me shkodranët që ishin në fillim në avantazh, por që nuk e mbajtën dot fitoren deri në fund. Golit të Latifit me penalltinë e gjuajtur dy herë, iu përgjigj i riu Tedi Cara në minutën e 65-të. Gjithsesi, të kuqtë e trajnerit Mehmeti përfituan jo pak nga përjashtimi me karton të kuq i Hakajt të shkodranëve në fundin e pjesës së parë.

Ekipi i trajnerit Brdariç luajti gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak dhe në fund rrezikoi të humbiste kur Partizani goditi shtyllën. Rezultati 1-1 bën që Vllaznia të ketë 34 pikë e të mos ketë mundësi t’u afrohet tre vendeve të para në renditjen e Superligës. Kryeqytetasit, ndërkaq, ndërprenë një seri të shkurtër fitoresh dhe gjithashtu mbeten larg zonës së Europës duke pasur vetëm 28 pikë. Më herët, Egnatia fitoi 2-0 në Rrogozhinë ndaj Skënderbeut, në atë që ishte një derbi për mbijetesën. Pedro Augusto dhe Xhekson shënuan golat, me rrogozhinasit që me 19 pikë dalin përkohësisht nga zona e ftohtë, dhe me korçarët që janë të parafundit.

Java 21: Partizani-Vllaznia 1-1, Egnatia-Skënderbeu 2-0: Të dielën, 13:45: Kastrioti-Tirana, Laçi-Kukësi; 16:45: Teuta-Dinamo.

Renditja: Tirana46 pikë, Laçi 40, Kukësi 37, Vllaznia 34, Partizani 29, Teuta 21, Egnatia 19, Dinamo 19, Skënderbeu 16, Kastrioti 15.

Sfidanti.al