Mos e thoni më se përgjoheni: Askush nuk e ndal Tiranën!

Askush nuk mund ta ndalë Tiranën! E thotë edhe Ardi Mema, ish-trajner i Tiranës, por e thonë edhe të tjerë me siguri, edhe nuk gabojnë kur vënë dorën në zemër si ekipi më diktues i kampionatit. Por , a mund të jemi të qetë dhe të sigurt se “skenaristët e titullit”, do ta lënë Tiranën të lirë në harbimin e saj , pa ia prekur fare nderin e lojës me anë të arbitrave, siç ka ndodhur deri tani. Dhe për hir të së vërtetës, vetëm Tirana dhe Laçi, i mbron “zoti” nga arbitrat, një gjë që nuk e bën për Vllazninë , edhe pse meriton një sjellje krejt tjetër nga Hamitët e fushës dhe nga komitët e zyrave..

A do ta përjetojmë deri në fund arratisjen e Tiranës?
Optimistët besojnë se Tirana nuk ndalet dot as nga ata që tërheqin fijet e zeza në prapaskenë, dhe kjo për dy arsye madhore: e para , “dashuria e betontë” mund të quhet, ajo që lidhet me stadiumin 50 apo 60 milion euro që projektohet në vend të “Selman Stërmasit”, i cili qysh ne projekt wshtw pagwzuar “ 4 Kullat”..Dhe e dyta, lidhet me rebelimin kryngritës të kryetarit Veliaj , si aksioner i Tiranës, një betejë e bujshme plot tymnajë, që ka bërë që çunat e sistemit, ta lënë të rrjedhë i lirë klasifikimi i pikëve, kjo për hir të zaptimit të fronit nga i pangopuri president dhe për 4 vitet “e fundit” .

Një kategori mosbesuese, ata që zakonisht nuk fluturojnë mbi re, mendojnë se Tirana nuk do të harbohet deri në fund të “dasmës” sepse orkestra do ta ndryshojë ritmin muzikën , dhe klasifikimi s’do të jetë kaq i shpërfillur , por do të bëhet i pabesë dhe.. kardiak.Me një fjalë, komentatorët e ekranit po bëjnë gargarë për të thirrur ..drithërrima miq! Dhe frika quhet Laçi, një ekip që zotëron “gralin ” e këtij sistemi, pasi arbitrat e tredhur , siç ndodhi këtë radhë me Hamitin e shkretë,kur ia mori fitoren Vllaznisë dhe ia kaloi Laçit me një valë 11 metra, kanë gjetur “kishën e Laçit” për të falur mëkatet..

Sfidanti.al