Baste për “derbin” e shefave : Fiton apo humbet Rama ndaj Ceferinit?

Kanë parë një ëndërr-makth çunat e sistemit në FSHF : sikur sot nuk është e mërkurë, por e enjte dhe në Rinas ka mbërritur me “vrap” Ceferini, shefi i madh i UEFA-s. Dhe “derbi” midis shefave, takimi i zotit Rama dhe Ceferinit, sepse na bëhet sikur është një ndeshje që e kemi parë dhe herë tjetër, sa herë që politika i “Shtrëngon rrypin Thanasit”, atij që ka harbuar pa kufi në këto 20 vite. Dhe në një ditë të shënuar si kjo, lejohen edhe bastet, prandaj kuotohen pyetjet që ngacmojnë më shumë…

A do t’i thotë zoti Rama, shefit të UEFA-s , Ceferin, më mirë na përjashto të gjithëve, siç bëre me Skënderbeun, , sesa të vazhdojmë me këtë “magjistarin” 20 vjeçar, që i shndërron milionat e juaja në kacidhe ..sponsorizuese ? Po Ceferini nga ana e tij, a do ta pyesë kryeministrin, si lindi kjo urrejtje kaq e madhe e politikës kundër Dukës, kur në ditën më famëkeqe shqiptare, atë dënimit 10 vite për trukime, ju politikanët qëndruat si “burrat”, duke pranuar turpin ndërkombëtar dhe kombëtar.. pa folur fare?

Basti i fundit ..ka kuriozitet alla shqiptar : do të fitojë Rama apo Ceferini? Apo do të humbase vetëm Duka? Ose dy shefat do të kombinojnë, siç dinë vetëm “zotat”, meqë të dy e kanë përkëdhelur më shumë se kushdo presidentin Duka. I pari e privilegjoi të shpallte shtet brënda shtetit, kurse i dyti e futi mu në zemër të UEFA-s, në Komitet Ekzekutiv, tamam ..në ditët më të errëta ,kur dënuan “përjetësisht” Skënderbeun.

Sfidanti.al