Mesfushori është ende tepër i ri, vetëm 16 vjeç, por në Bavari e mendojnë si njeriun e së ardhmes. Është shpejt të thuhet, por në historinë e Bajernit, Paul Vaner mund të jetë një lloj Stefan Efenbergu apo Paul Brajtneri, dhe klubi vendosi t’i jepte kontratën e parë profesioniste madje me afat të gjatë. i rritur që 12 vjeç në Akademinë e Bajernit, Vaner nuk u konsiderua nga ata që duhej të largoheshin. Ai ka debutuar për ekipin e parë edhe në Bundesligë dhe ka lënë përshtypje shumë të mirë. “Jemi shumë të lumtur që Pauli do të vazhdojë të rritet tek ne”, – thotë Salihamixhiç. “Ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar, – tha mesfushori, – dua që t’i falenderoj që të gjithë”.
Sfidanti.al