Në të vërtetë, vendin e parë e ndajnë me një repart tjetër sulmues, ndërsa në Europë gjithashtu janë shumë lart. Dyshja e re e sulmit e Juventusi, ajo e përbërë nga Dushan Vlahoviç e Paulo Dibala, mundet që t’i sigurojë golat që kërkon trajneri Alegri. Vlahoviç ka 20 gola në 24 ndeshje, nga të cilët 17 në Serinë A. Jo vetëm kaq, por sulmuesi ka 6 gola në 10 ndeshje për kombëtaren e Serbisë vitin që kaloi. Ish-ylli i Fiorentinës është realizuesi më i mirë në kampionatin italian, bashkë me Çiro Imobilen e Lacios. Dibala ka arritur në 11 gola në 23 ndeshje këtë edicion, me 7 në Serinë A. Kjo do të thotë se të dy lojtarët, së bashku kanë 31 ndeshje këtë sezon me fanelën e klubit, duke qenë shumë pranë dyshes së Bajernit, të përbërë nga Robert Levandovski e Serg Gnabri që kanë të dy 33 gola. Në Serinë A, vetëm kopja e Lacios, e përbërë nga Imobile dhe Sergej Milinkoviç-Saviç ka po aq gola sa dyshja e re bardhezi.
Sfidanti.al