Lukas Vaskez tallet me Benzemanë, ndërsa Naço mund të jetë një aktor

Çdo skuadër ka gjërat e veta të veçanta, që lidhen me shijet dhe me talentin e lojtarëve të ndryshëm. Dy nga futbollistët e Realit, Lukas Vaskez dhe Marko Asensio, kanë marrë përsipër që të tregojnë disa nga ato që mund të quhen sekretet e dhomës së zhveshjes së “merengesve”. Sipas tyre, Militao është ai që më shumë fle gjumë gjatë udhëtimeve, Vajeho dhe vetë Lukas Vaskez kanë “pseudonimet” më të mira ndër gjithë lojtarët e tjerë të grupit. Benzema vendos gjithnjë muzikë në dhomën e zhveshjes, por Lukas Vaskez thotë se nuk i kupton aspak këngët që pëlqen francezi. Marselo dhe Vinisius kërcejnë më mirë se të gjithë (jo më kot janë brazilianë), ndërsa Naço fare mirë mund të bëhej një aktor.

Sfidanti.al