Tifozët e Totenhemi: As futbollistët amatorë nuk vijnë tek ne!

Janari po përfundon dhe Spërsat nuk kanë bërë asnjë përforcim. Pasi dështuan për Dushan Vlahoviçin, Adama Traoren dhe Luis Diazin, drejtuesit e Totenhemit po bëhen qesharakë sepse po refuzohen nga lojtarë që janë në atë që në Angli e quajnë “Jo Ligë”, pra që janë amatorë të kategorisë së pestë! Oli Taner (në foto) ishte futbollisti në fjalë, pasi 19-vjeçari që luan për Ljuesin (Leëes) nuk ra dakord për rrogën apo për elementë të tjerë të kontratës. Klubi i tij ishte dakord me transferimin, por 19-vjeçari refuzoi. Tifozët e Totenhemin u hodhën në sulm në rrjetet sociale duke akuzuar se “puna e transferimeve tek ne i ka kaluar kufijtë e shakasë, po refuzohemi edhe nga amatorët”. Nuk dihet se çfarë mendon Antonio Konte, por padyshim që trajneri ambicioz italian është shumë i mërzitur, ndërsa ai dëshiron të kualifikohet për në Champions sezonin e ardhshëm, pra të dalë në një nga 4 vendet e para në Premier Ligën angleze.

Sfidanti.al