Klubi bavarez jo më kot e përballon më mirë se të tjerët krizën e Kovidit, dhe ajo që ndodhi vitin e kaluar është diçka që tregon shumë. Bajerni ishte numri 1 në Europë për shitjen e fanelave duke arritur në 3.25 bluza që iu blenë nga tifozët në 2021. Në vend të dytë doli gjigandi spanjoll, Reali i Madridit, me 3.05 milionë fanela, ndërsa në vend të tretë ishte Liverpuli me 2.45 milionë. Jo vetëm kaq, por Dortmundi la pas Paris SG duke arritur në 1.22 milionë bluza të shitura kundrejt 1.18 milionë të parizienëve, edhe pse ata morën Lionel Mesin në gusht. Ka disa arsye për suksesin e Bajernit në shitoret e klubit, dhe jo vetëm për rezultatet e për bazën e madhe të tifozëve si një nga ekipet më të mirë tradicionalisht në botë. Arsye e fortë është sepse Bajerni i ka lojtarët për një kohë më të gjatë në ekip, dhe ata bëhen më shumë simbol për tifozët, ndaj edhe fanelat me emrat e tyre tërheqin më shumë sesa ato të të tjerëve.
Sfidanti.al