E tillë gjendja sot nëse krahason kampionatin italian me ata që janë më të fortët në Europë. Këtë ka parasysh Antonio Kasano, që është vetë italian, por thotë se Dushan Vlahoviç e zhgënjeu me zgjedhjen e tij, që hodhi poshtë Totenhemin dhe pranoi të shkonte tek Juventusi. “Sipas mendimit tim, ai është në mënyrë sensacionale i gabuar, – tha ish-sulmuesi i Romës, – për atë nivel lojtari që ai është, ai duhej të hidhte hapin e ndërmjetëm tek Arsenali, Totenhemi apo Sevilja, që mori Antoni Marsialin. Për mua, ju e dini që ai ka qenë gjithnjë një lojtar i nivelit të dytë”.
Sfidanti.al