Modriç rinovon deri në 2023, por shpreson të jetë tek Reali deri 38 vjeç!

Nëse do t’ia dilte do t’i përngjante legjendës tashmë të ndjerë, Fransisko Gento (apo Hento, siç e thonë spanjollët). Luka Modriç për momentin e ka mendjen të vazhdojë edhe një sezon tjetër tek Reali, deri në 2023. “Futbollisti i përsosur”, siç e quan “Marka”, është 36 vjeç dhe në shtator do të jetë 37. Ëndrra e tij është që t’i ngjajë Gentos, dhe të luajë në Madrid deri 38 vjeç, që do të thoshte, të ishte në “Bernabeu” deri në 2024. Ish-lojtari i Dinamos së Zagrebit dhe Totenhemit po mbush 10 vjet me madrilenët, ndërsa ka hedhur poshtë çdo lloj oferte që i ka ardhur këto kohë, edhe kur kanë qenë me rrogë më tw lartw. Pwr tw ekziston vetwm Reali.

Sfidanti.al